Mijëra njerëz marshojnë në Romë për të protestuar kundër “gjenocidit” në Palestinë
Rreth 4.000 demonstrues marshuan në qendër të Romës të shtunën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “gjenocidit” kundër palestinezëve, raporton Anadolu.
Turma protestoi kundër veprimeve të Izraelit në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Liban.
Në protestë, pjesëmarrësit që mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta ku shkruhej: “Stop gjenocidit”, ndërsa brohoritnin slogane të tilla si “Palestina e lirë” dhe “Vrasësi Netanyahu”.
Demonstruesit kritikuan gjithashtu qeverinë italiane të udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, duke akuzuar Romën për bashkëpunim në veprimet e Izraelit.
“Ka kaluar gati një vit nga ky gjenocid dhe tani duket se ata duan të shkatërrojnë jo vetëm Gazën, por gjithë Bregun Perëndimor, gjithë Palestinën, madje edhe Libanin”, tha Michela, e cila ishte e pranishme në demonstratë.
Një tjetër pjesëmarrëse, Sara, theksoi nevojën për të vazhduar protestën, duke u zotuar ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pasi ajo pohoi se “Palestina e lirë është një e drejtë”.