Mickoski: Sot i siguruam 500 milion euro

Qeveria hungareze do t’i japë 500 milionë euro hua Maqedonisë së Veriut për të mbështetur drejtpërdrejt ekonominë vendase dhe për të realizuar projekte kapitale në komunat e vendit.

Kështu njoftoi Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington.

“Sot, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë hungareze, z. Viktor Orban, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm. Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim të veçantë ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë”, ka shkruar Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button