Mickoski: Pa garanci nga Brukseli nuk do të ketë ndryshime kushtetuese
Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e fundit për këtë vit përsëriti edhe një herë qëndrimin se pa garanci nga Brukseli nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Mickoski tha se ndryshimet kushtetuese s’mund të ketë pa VMRO DPMNE-në, shkruan Alsat.
Duke lavdëruar Gashin për qëndrimin e tij rreth ndryshimeve, Micksoki tha se edhe në Bruksel u ka thënë liderëve se nëse janë të gatshëm të bisedojnë për përfundimin e procesit, atëherë jam i gatshëm për ndryshime
“Pa VMRO DPMNE-në, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Kështu siç janë konceptuar nuk ka dhe nuk do të ketë, do të përsëris, kështu si janë konceptuar, përderisa unë e udhëheq Qeverinë dhe jam kryetar i VMRO-së nuk do të ketë. Përse? Për shkak se nuk jam aventurier e as ekzibicionist në jetën time, shkelë në dërrasë të fortë dhe nëse marr çfarëdo lloj vendimi, i njëjti dua që të jetë fundi i një procesi dhe jo fillimi. Kur ndokush në Bruksel do të jetë i gatshëm të bisedojë me mua për përfundimin e procesit, atëherë unë do të jem i gatshëm. Përndryshe kryeparlamentari Gashi ka dhënë deklaratë të mençur dhe inteligjente pasi për dallim nga individë, është i vetëdijshëm për realitetin në Maqedoni, se pa VMRO DPMNE-në nuk ka ndryshime kushtetuese”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.