Mickoski: Nuk e mbështesim interpelancën e koalicionit LSDM-BDI-Levica ndaj Afrim Gashit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se partitë opozitare LSDM, BDI dhe Levica po funksionojnë si një koalicion në Kuvend. Në këtë frymë ai e sheh edhe interpelancën e opozitës ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi, për të cilën tha se partia e tij VMRO DPMNE nuk do ta mbështesë.

“Dikush dëshiron që përmes tij të projektojë konflikt. Koalicioni LSDM-BDI-Levica vendosi të ngrejë interpelancë ndaj Afrim Gashit, por unë thashë se nuk do ta mbështesim këtë iniciativë”, tha Mickoski.

Levica ka ngritur interpelancë ndaj kryeparlamentarit shqiptar Afrim Gashi, e cila do të jetë në rend dite në fillim të shtatorit.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button