Mickoski në takim me Plenkoviq: Thellojmë bashkëpunimin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Kryeministri Hristijan Mickosvki, mirëpriti në takim bilateral kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e partneritetit rajonal. Në fokus ishte edhe bashkëpunimi mes investitorëve, kompanive dhe institucioneve.

“Marrëveshjen që sot e nënshkruam, jep mundësinë për bashkëpunim me intensiv në disa sektorë strategjikë, do të punojmë në zhvillimin e disa projekteve dhe iniciativave konkrete në transport, energjetikë, teknologjia informatike, industria, prodhimtaria, shëndetësia, arsimi, siguria publike, mbrojta, siguria sajber dhe menaxhimin me kufijtë. Është me rëndësi të veçantë sepse marrëveshja lë hapësirë më të thellë mes institucioneve, kompanitë, investitorët, sektorin akademik dhe ekspertët e të dy vendeve”, tha Hristijan Mickoski- kryeministër i RMV-së.
Ndërkaq kryeministri kroat theksin e vuri te infrastruktura rrugore dhe bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e sigurisë së transportuesve dhe transport më të lehtë të mallrave.

“Më vjen mirë që folëm edhe për bashkëpunimin në komunikacion, te dy shtetet ndodhen ne një trans korridor evropian të rëndësishëm që për ju është me një rëndësi të veçantë dhe besoj se do të vazhdojmë me investimet dhe do të sigurojmë transport më të lehtë jo vetëm udhëtarët, më vjen mirë që Kroacia me ndryshimet për të huajt dhe vizat për transportuesit u dha një mesazh të gjithëve shteteve fqinje “, shtoi Andrej Plenkoviq-kryeministër i Koracisë.

Dy kryeministrat nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim strategjik ndërmjet dy vendeve, ndërsa Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Ekonomisë e Kroacisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button