Mickoski: Marrëveshja e Prespës është realitet, marrëveshjes me Bullgarinë t’i shtohet “propozimi francez plus”

Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur të komentoj deklaratat e ambasadores amerikane Angela Ageler, lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.
Ai tha se pajtohet se Marrëveshja e Prespës është realitet, dhe pjesë e rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se kërkon që Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë t’i shtohet ndonjë propozim, që përfshin kërkesat e popullit maqedonas në Bullgari.
“Shikoni, në lidhje me Prespën, ne edhe para shumë vitesh e kemi thënë qëndrimin tonë, ndërsa kjo është se kjo marrëveshje është realitet dhe se është pjesë e rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së si shtet dhe këtu nuk do të ketë askush asnjë dilemë, ndërsa sa i përket ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e të ashtuquajturit propozim francez, që është shtesë e marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, respektivisht, rinegociimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, gjithashtu qëndrimin tonë e dini, se nuk negociojmë diktate dhe ultimatume, kështu që nëse ka pasur mundësi që të rinegociohet marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe t’i shtohet propozimi francez, nuk shoh arsye se pse mos t’i shtohet propozimi francez plus, apo propozim tjetër që do t’i përfshijë kërkesat që i ka populli maqedonas, maqedonasit në Bullgari”, shtoi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button