Ahengu familjar përfundoi me polici, qëlloi me armë kurse plumbat dëmtuan shtëpinë

Sot zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se më 05.08.2026 rreth orës 23:00 ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, me ç’rast një nga plumbat ka dëmtuar çatinë e shtëpisë së B.L. (66) nga fshati Siniçan, rrethina e Tetovës.
Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e T.S., me ç’rast në oborr janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe dy gëzhoja nga pistoleta me gaz.
“Në lidhje me rastin, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e F.M. (50) në fshatin Bogovinë, ku në oborr janë gjetur gëzhoja nga pistoleta me gaz”, informoi SPB Tetovë.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.



