Mickoski: Kjo gjeneratë ka për detyrim t’i korrigjojë gabimet dhe të krijojë të ardhme për të gjitha gjeneratat e ardhshme
Duhet të kapërcejmë zhgënjimin që na ka lënë krimi dhe korrupsioni, të cilët sot janë problemet më të rëndësishme kundër të cilave po luftojmë. Le të investojmë çdo atom të forcës sonë në ndërtimin e një të ardhmeje që çdo person e meriton, ka shkruar kryeministri në Fejsbuk.
“Këtë herë shteti është në lëvizje dhe ne po ia kthejmë popullit.
Le të krijojmë një vend me qytetarë të lumtur dhe një ekonomi të fortë. Një shoqëri që do t’i përgjigjet nevojave reale dhe do të ofrojë zgjidhje reale. Le të shpëtojmë njerëzit tanë këtu në atdheun tonë.
Ky brez ka detyrimin të korrigjojë gabimet dhe të krijojë një të ardhme për të gjithë që vijnë. Kjo është beteja jonë e përbashkët dhe së bashku luftojmë dhe së bashku do ia dalim!”, ka shkruar Mickoski.