Michel bën thirrje për “zbatimin e angazhimeve të së kaluarës” për të ecur drejt BE-së
Me momentin aktual në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut ka një mundësi reale të avancojë në rrugën drejt BE-së dhe t’i bashkohet familjes sonë, tha kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel në një njoftim në X, dedikuar takimit të djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski në Bruksel.
“Mirëpres orientimin gjeostrategjik të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin për anëtarësim në BE”, ka shkruar Michel.
Ai shton në njoftim se tani është thelbësore të zbatohen zotimet e së kaluarës, të respektohen marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme dhe të vazhdohet me vendosmëri me reformat që lidhen me BE-në.
Gjatë vizitës së djeshme të punës në Bruksel, Mickoski, përveç me Charles Michel, pati takime edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhey, dhe me shefin e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Gert Jan Köppmann dhe mori pjesë dhe në një drekë pune të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, për liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në vizitën e tij në Bruksel, kryeministri Mickoski ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.