Mexhiti: VLEN është forca e parë politike te shqiptarët, faktorizuam zërin e shqiptarëve

Izet Mexhiti në fjalimin e tij në kongresin e VLEN-it, tha se bashkimi nuk ishte e lehtë por e domosdoshme.
Ai tha se një kapitull ku shqiptarët ishin të nënçmuar duhej të mbyllej, andaj ndodhi VLEN-i.
Mexhiti tha se mbështetja për VLEN-in tregoi se koha e monopoleve kishin marrë fund.
“Erdhën zgjedhjet lokale aty ku politika matet më afër jetën e përditshme. Me rrugën që kërkon asfalt, me shkollën që kërkon dritë, në ato zgjedhje mori mbështetjen absolute. Sepse kjo nuk ishte një fitore e zakonshme, por zhvendosje e madhe e besimit”, tha Mexhiti.
Ai tha se VLEN-i është forca e parë politike e shqiptarëve, ngase nuk dobësoj zërin e shqiptarëve por e faktorizojë atë e bëri më të fort.
“Ky është momenti kur bashkimi fiton peshën e re, sepse bashkimi i vërtetë nuk matet kur fillon por kur konsolidohet dhe merr drejtim të re”, deklaroi Mexhiti, shkruan Alfax.mk
Mexhiti, tha se fitorja e hap derën, por përgjegjësia i detyron të ecin para.
“Çdo vendim ka peshë, qytetarët nuk duan shpjegime por duan ndryshim në jetën e tyre”, tha mes tjerash Mexhiti.



