Bekim Sali: VLEN-i po ndërtohet për një kohë të gjatë dhe jo për një palë zgjedhje

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it, tha se sot janë bërë 10 vite nga protestat për dinjitet demokraci dhe drejtësi.
Ai tha se sot pas 10 viteve po japin mesazhin e bashkimit të unitetit në festën më të madhe evropiane.
“Meqë sot po qëndroj para jush si zv/kryeministri i parë, e them me bindje për gjithçka mund të kemi alternativ, por jo edhe për rrugëtimin evropian të vendit”, tha Sali.
Ai tha se kanë kërkuar dhe dëgjuar kërkesën e qytetarëve që kërkuan bashkim.
“Ne duam që VLEN-i të jetë i pranishëm kudo, në qytet e fshat, në murgat, kudo që njerëzit presin më mirë nga politika. Ne kemi nevojë për më pak zhurmë e më tepër punë. Nuk guxojmë të humbin rrinin, detyra jonë është t’i mbajmë këtu, tu ofrojmë më të mirën”, tha Sali, shkruan Alfax.mk
Bekim Sali, tha se ata besojnë në komuna të fuqishme, prandaj decentralizimi duhet të forcohet.
Ai tha se orientimi ynë është i qartë.
“VLENi po ndërtohet për një kohë të gjatë dhe jo për një palë zgjedhje”, tha Sali, duke shtuar se ata do të jenë më afër qytetarit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button