Mexhiti viziton Limanin, Qeveria do sigurojë 40 projekte për Gostivarin

Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani priti në takim zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin.

Në takim është diskutuar për projektet që janë ndarë për Komunën e Gostivarit nga Qeveria si dhe për projektet që janë ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, siç është ndarja e mjeteve për Komunën e Gostivarit për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21, në të cilin janë ndarë 87 milionë denarë si dhe sigurimi i fondeve nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e projektet të rezervoarit në fshatin Çegran me vlerë 30 milionë denarë dhe linja e re e ujësjellësit nga Forina në Çegran me vlerë 28 milionë denarë, si dhe kanalizimi në këtë fshat.

Izet Mexhiti, ka deklaruar se si Qeveri por edhe si Ministri e Mjedisit të Jetësor, se projektet që po realizohen në Gostivar i konsiderojnë si investime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë

“Këto projekte nuk janë vetëm zgjidhje afatshkurtra, por strategji afatgjata për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit”, nënvizoi Mexhiti.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani u shpreh se ky bashkëpunim mes Qeverisë dhe Komunës do jetë shumë i frytshëm si për Komunën e Gostivarit, ashtu edhe për qytetarët.

“Me këto projekte infrastrukturore që i përmendi zëvendëskryeministri Mexhiti, jeta e qytetarëve në Gostivar do të ndryshojë dukshëm duke ofruar kualitet më të lartë dhe cilësi më të madhe”, u shpreh Valbon Limani.

Poashtu me mbështetje nga Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, sigurohen mjete që Gostivari të bëjë selektimin e mbetjeve nga amvisëritë, i cili përfshinë kanta, kontenjerë dhe kamionë për bartjen e mbeturinave.

Nga Programi për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projektet infrastrukturore për vitin 2024 nga Qeveria, Gostivarit i janë ndarë mjete prej më shumë se 161 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Në thirrjen e dytë qeveritare të këtij viti, Komunës së Gostivarit pritet t’i pranohen edhe 40 projekte infrastrukturore, krahas 13 projekteve që u pranuan dhe pritet të fillojnë në periudhën në vijim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button