Mexhiti: Sa bukur e kishin sjellë festën e 28 Nëntorit xënësit e shkollës “Liria”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në programin festiv të organizuar nga nxënësit e shkollës fillore “Liria”, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Mexhiti u shpreh i kënaqur nga programi i përgatitur nga nxënësit, duke vlerësuar emocionet, këngët dhe recitimet që i dhanë gjallëri festës së Nëntorit.

“Sa bukur e kishin sjellë festën e Nëntorit nxënësit e shkollës ‘Liria’!”, deklaroi Mexhiti, duke theksuar se 28 Nëntori i jep edhe më shumë kuptim emrit të kësaj shkolle, pasi shënon lindjen e shtetit shqiptar dhe një kapitull të ri të lirisë kombëtare.

Ai tha se ishte kënaqësi e veçantë të shihte gjeneratat e reja duke festuar këtë ditë me këngë, recitime dhe emocione.

“Kur sheh flamurin kuq e zi në duart e fëmijëve, kupton se historia jonë nuk është vetëm një e kaluar që e kujtojmë, por një trashëgimi që vazhdon të jetojë përmes brezave”, u shpreh Mexhiti.

Kryetari i Çairit theksoi rëndësinë e përcjelljes te brezat e rinj të gjuhës, kulturës dhe dashurisë për identitetin kombëtar, krahas njohjes së historisë.

Në fund, Mexhiti përgëzoi drejtoreshën e shkollës, Teuta Idrizi, stafin dhe nxënësit për organizimin dhe programin e bukur festiv.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button