Mexhiti për Frontin Europian: Me kërkesa shumë të ulëta rrinte para dere për të hyrë në Qeveri

I ftuar në DailyClick në TV21, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti tha se Fronti Europian po qëndronte te dera me kërkesa shumë të ulëta, vetëm për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

“Pati deklarime publike edhe nga eksponentët e VMRO-së, dy orë para se të zgjidhet z.Gashi kryetar i parlamentit kanë shkuar me kërkesën apo me ofertën që mund të hynë në Qeveri pa kryetar Parlamenti, vetëm me katër resore politik”, tha Izet Mexhiti për Frontin Europian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button