Mexhiti: Nga Çairi po largohen mbi 200 vetura të braktisura

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në territorin e komunës ka nisur aksioni për largimin e veturave të vjetëruara dhe të braktisura, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e rendit urban.
“Mbi 200 vetura të vjetëruara e braktisuna, janë duke u larguar nga Çairi. Kjo do të thotë më shumë vende parkimi, më shumë pasterti, më shumë rend e rregull. Vazhdojmë…”, deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, aksioni synon të përmirësojë kushtet për qytetarët, duke krijuar më shumë hapësira për parkim dhe duke kontribuar në një mjedis më të pastër në lagjet e Çairit.


