Mexhiti në terren pas stuhisë në Çair: Prioritet mbetet siguria e qytetarëve dhe rikthimi i normalitetit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se së bashku me ekipet komunale po ndjek nga afër situatën e krijuar pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin.
Ai theksoi se të gjitha shërbimet kompetente janë të angazhuara maksimalisht në terren, duke punuar në pastrimin e rrugëve, largimin e pengesave dhe ndërhyrjen në çdo zonë ku paraqitet nevoja.
“Bashkë me ekipet e Komunës së Çairit jam në terren, duke ndjekur nga afër situatën e krijuar pas stuhisë së sotme. Të gjitha shërbimet kompetente vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në pastrimin e rrugëve, largimin e pengesave dhe ndërhyrjen kudo ku paraqitet nevoja”, deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, prioritet kryesor mbetet garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe rikthimi sa më i shpejtë i kushteve normale në komunë.
“Prioriteti ynë mbetet siguria e qytetarëve dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit”, u shpreh ai.
Në fund, Mexhiti falënderoi ekipet e angazhuara për punën dhe përkushtimin e tyre, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Falënderoj të gjitha ekipet për përkushtimin dhe punën e palodhur në këto momente. Ju lus të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa kushtet të stabilizohen”, apeloi kryetari i Çairit.



