Mexhiti: Mjedisi, shtyllë e zhvillimit të vendit

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti hapi konferencën e parë “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, një nismë e re që synon të kthehet në traditë vjetore çdo 5 qershor. Kjo konferencë ka për qëllim krijimin e një platforme të përhershme bashkëpunimi për çështje mjedisore në vend.

“Në një kohë kur krizat mjedisore prekin çdo aspekt të jetës sonë – shëndetin publik, ekonominë dhe sigurinë – reagimi ynë duhet të jetë i koordinuar, i bazuar në të dhëna dhe i mbështetur nga të gjithë sektorët e shoqërisë,” tha Mexhiti.

Konferenca është konceptuar si një hapësirë gjithëpërfshirëse, ku bashkohen institucionet shtetërore, partnerët ndërkombëtarë, komuniteti shkencor, sektori privat, shoqëria civile dhe qytetarët. Qasja e integruar që promovon kjo platformë synon ta vendosë mbrojtjen e mjedisit në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Mexhiti theksoi se përmes këtij formati synohet ndërtimi i një mekanizmi të qëndrueshëm për qeverisjen mjedisore, që do të matë progresin dhe do të udhëheqë përmirësimin e politikave mjedisore. “Vetëm me pjesëmarrje të gjerë dhe angazhim të përbashkët mund të arrihen rezultate të qëndrueshme,” përfundoi ai.

Kjo iniciativë vjen në një moment kritik për çështjet klimatike dhe mjedisore në vend dhe në rajon, duke e pozicionuar mjedisin si një prioritet strategjik për qeverisjen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button