Mexhiti: Me vetë arratisjen, Grubi dëshmon fajësinë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin shqiptar “Ora News”, deklaroi se arratisja e Grubit është dëshmi se ai është fajtor.

“Me vetë arratisjen e tij, ai dëshmon fajësinë. Ai vetë është i vetëdijshëm për shkeljet ligjore që ka bërë, por mendoj se sot, nesër ose pasnesër, megjithatë do të përballet me drejtësinë, tha Mexhiti.

Ai shtoi se “është detyrë e organeve të ndjekjes të ndjekin rastin dhe të sigurojnë zbatimin e drejtësisë,” duke theksuar se “Fronti Evropian plotëson listën e zezë amerikane.”

Mexhiti po ashtu tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi nuk është më në Kosovë, por në Shqipëri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button