Mexhiti” Me kënaqësi mirëprita në Qeveri studentët nga Universiteti i Prishtinës

Pas vizitës në Kuvend, një grup sudentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Prishtinës kanë zhvilluar një vizitë në Qeveri ku janë pritur nga zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Njoftimi i plotë i zv/kryeministrit Mexhiti:

Me kënaqësi të veçantë sot mirëprita studentët e Shkencave Politike nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, së bashku me profesorët e tyre të nderuar.

Këta të rinj dhe të reja sollën me vete një energji të re, ide inovative dhe një vizion të qartë për zhvillimin socio-politik dhe institucional. Në ta pashë një angazhim të thellë për avancimin e drejtësisë sociale, barazisë gjinore dhe përparimit demokratik, si dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në nivel rajonal. Arsimi cilësor dhe hulumtimi shkencor përbëjnë shtyllën kryesore të këtij transformimi, ndërsa studentët përfaqësojnë kapitalin më të rëndësishëm human dhe intelektual, një burim thelbësor për ndërtimin e institucioneve të forta dhe shoqërisë civile aktive.

Bashkëbisedimi me ta më dha besim të madh se po rritet një brez i ri që guxon të mendojë ndryshe, që sfidon të zakonshmen dhe që punon për ndërtimin e një shoqërie më demokratike, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Faleminderit për vizitën, për energjinë dhe mendimet e thella që ndatë me ne. Me ju, e ardhmja duket më e ndritur!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button