Mexhiti: Agjenda e gjelbër, një mundësi për transformim të madh ekologjik të rajonit në mënyrë të koordinuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe hapi konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme, MARES.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një pikë kthese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe individualisht për vendet e rajonit, për shkak të mundësisë që ofron për të realizuar një transformim të madh të rajonin në mënyrë të koordinuar.

“Me këtë lloj transformimi, efikasiteti i burimeve, mbrojtja e natyrës dhe veprimi i klimës do të vendosen në qendër të të gjitha aktiviteteve ekonomike dhe sfidat do të kthehen në mundësi”, tha Mexhiti, duke shtuar se Klasteri 4 i referohet agjendës së gjelbër dhe mobilitetit të qëndrueshëm, dhe si i tillë, ai lejon një pasqyrë të drejtpërdrejtë në lidhjen midis sektorëve, veçanërisht sektorët e energjisë, transportit dhe mjedisit, ku mbulohet legjislacioni nga sektorët në të cilët sektori i energjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë – siç është cilësia e ajrit dhe biodiversiteti dhe burimet ujore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button