Mblidhet koalicioni VLEN, Ganiu: Do ta shohim si koalicion nëse është i rregullt vendimi i Taravarit

Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike tha se në mbledhjen e sotme të koalicionit VLEN nuk ka ndonjë rend të ditës. I pyetur nëse do të diskutojnë për vendimin e Arben Taravarit që në zgjedhje lokale të garojë me lista të veçanta, Ganiu tha:
“Të fillojmë, sepse nuk kemi ndonjë rend të ditës. Koordinim që është thirrur. Koalicioni duhet të veprojë dhe të garojë bashkë. A është vendimi i tij i rregullt, do ta shohim. Por fillimisht si koalicion të mbajmë mbledhje, më pas do të ketë qëndrim të përbashkët”, tha Ganiu.