Mbledhje ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës

Nesër, më 18.11.2024 (e hënë), me fillim nga ora 12:00, në Republikën e Kosovës do të mbahet mbledhje ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Parashikohet që përpara fillimit të mbledhjes ndërqeveritare, gjegjësisht nga ora 11:20, të mbahet takim tet-a-tet midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, si dhe takime tet-a-tet midis ministrave të të dyja qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare, do të nënshkruhen marrëveshje bilaterale dhe memorandume bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, në orën 13:45 konferencë të përbashkët për shtyp do të mbajnë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski, dhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kurti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button