Mbi 310 mijë kundërvajtje të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt” që nga shkurti

Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, janë regjistruar gjithsej 310.865 kundërvajtje në trafik, prej të cilave 301.835 kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Sa u përket automjeteve me targa të huaja, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 180.378 kundërvajtje, ndërsa vetëm më 19 dhe 20 gusht janë evidentuar 5.514 kundërvajtje.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
“Që nga fillimi i funksionimit të sistemit ‘Qyteti i Sigurt’, janë evidentuar 310.865 kundërvajtje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja”, njoftoi MPB-ja.
Nga Ministria informojnë se në periudhën nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, pjesa më e madhe e kundërvajtjeve të regjistruara kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.


