Mbi 3.000 të vrarë në Liban si pasojë e sulmeve izraelite gjatë një viti
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe një person është plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në rajonin Bekaa të Libanit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar sulmet e tyre kundër pjesëve të ndryshme të vendit.
Tre persona kanë humbur jetën në sulmin ajror në qytetin Hur Taala në rajonin Bekaa, dhe se avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar edhe qytetin Talya në Baalbek, thuhet në deklaratë.
Si pasojë e sulmit në qytetin Talya, 2 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
– Mbi 3.000 persona humbën jetën në sulmet izraelite në Liban
Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori 2023, kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek më 23 shtator.
Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, gjithsej 3.002 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, kanë humbur jetën dhe 13.492 persona janë plagosur që nga 8 tetori 2023.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.
Vlerësohet se 100 mijë njerëz u zhvendosën në Liban për shkak të bombardimeve izraelite.
Përderisa vala e migrimit nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut vazhdon, qeveria libaneze njoftoi se më shumë se 539 mijë nga të zhvendosurit emigruan në Siri.