Mbështetja për Trump bie në nivelin më të ulët

Popullariteti i presidentit amerikan Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët që ka parë ndonjëherë gjatë dy mandateve të tij presidenciale, e gjitha prej vendimit për të sulmuar Iranin.

Sipas sondazhit më të fundit të agjencive Reuters dhe Ipsos, vetëm 33% e amerikanëve e miratojnë punën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 64% e kundërshtojnë atë.

Rrokullisja e popullaritetit lidhet me pasojat ekonomike të luftës, ku bllokimi i tregtisë së naftës në Ngushticën e Hormuzit ka rritur ndjeshëm çmimin e karburantit dhe kostot e jetesës për familjet amerikane.

Ndonëse Trump kishte premtuar një konflikt të shkurtër disa-javor, 80% e qytetarëve mendojnë se lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Pavarësisht se Trump e mbrojti vendimin duke u shprehur se çmimet më të larta të benzinës ia vlejnë për të ndaluar armatosjen bërthamore të Iranit, vetëm një në pesë amerikanë mendon se lufta ka pasur vlerë, duke dëmtuar seriozisht mbështetjen për republikanët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button