Masa për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore do të zgjasë deri më 30 shtator

Për të tretin vit radhazi, para fillimit të vitit shkollor, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po vendos masën për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore. Sipas partisë, çmimet do të jenë deri në 10 për qind më të ulëta në shitjen me shumicë dhe deri në 15 për qind në shitjen me pakicë.
“Qëllimi është që prindërit të kenë shpenzime më të ulëta në periudhën kur buxhetet familjare rëndohen më tej për shkak të përgatitjeve për shkollë. Masa përfshin produktet që çdo familje i blen për fillimin e vitit shkollor, si çantat, fletoret, blloqet, stilolapsat, lapsat, ngjyrat, markuesit dhe mjete të tjera të domosdoshme shkollore”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Tregtarët do të jenë të detyruar të shfaqin qartë çmimin e mëparshëm dhe çmimin e ri. Si çmim referencë do të merret çmimi që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026, në mënyrë që qytetarët të mund të shohin menjëherë nivelin real të uljes.
Masa do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2026, duke u mundësuar familjeve që gjatë kësaj periudhe të blejnë produktet e nevojshme me çmime më të ulëta dhe të shënuara në mënyrë transparente.



