Maqedonia e Veriut zgjidhet anëtare në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së

Maqedonia e Veriut është zgjedhur anëtare e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara për mandatin 2027–2029.

Në votimin e mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork, kandidatura e Maqedonisë së Veriut mori mbështetjen e 174 shteteve anëtare. Bëhet fjalë për një sukses historik të diplomacisë maqedonase, pasi për herë të parë që nga pavarësia e saj, shteti do të jetë anëtar i njërit prej organeve kryesore të sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Këshilli Ekonomik dhe Social është një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së dhe luan rol qendror në koordinimin e politikave ekonomike, sociale dhe zhvillimore brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Anëtarësimi do t’i mundësojë shtetit pjesëmarrje më aktive në debatet dhe proceset globale që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm, çështjet humanitare dhe të drejtat e njeriut, si dhe do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të dukshmërisë dhe kredibilitetit të tij ndërkombëtar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button