Manchester United është afër transferimit të parë

Manchester United po afrohet drejt kompletimit të transferimit të mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta.

Sipas raportimeve të mediave angleze, negociatat ndërmjet dy klubeve janë në fazën finale dhe marrëveshja pritet të realizohet për afro 38 milionë funte.

Nga kjo shumë, 35 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër prej 3 milionë funtesh lidhet me bonuse të ndryshme.
Ederson thuhet se ka arritur tashmë akord personal me klubin nga “Old Trafford” për një kontratë afatgjatë dhe ka vendosur të ndërpresë kontaktet me skuadrat e tjera që kishin shfaqur interes për të.
Sipas mediave britanike, transferimi mund të zyrtarizohet brenda javës dhe braziliani pritet të jetë afrimi i parë i Michael Carrick si trajner i ri i Manchester Unitedit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button