Macron: Franca kundërshton që Libani të bëhet një Gazë e re

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në deklaratën gjatë vizitës së tij në Kanada, tha se vendi i tij kundërshton që Libani të bëhet një Gazë e re, transmeton Anadolu.

Macron foli në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau në qytetin Montreal si pjesë e vizitës së tij në Kanada.

Duke folur për sulmet e Izraelit ndaj Libanit, Macron bëri thirrje për sigurimin e armëpushimit në Gaza dhe “Vijën e kaltër” Izrael-Liban.

“Në Gaza duhet të dërgohen ndihma humanitare. Kjo situatë e patolerueshme duhet të marrë fund”, tha presidenti francez.

Duke thënë se ai dhe Trudeau ranë dakord se një zgjidhje politike mund të sigurojë paqe të përhershme në rajon, Macron shtoi se “Vazhdimi i luftës në Gaza kontribuon në përhapjen e konfliktit në rajon. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe viktima kryesore e kësaj situate është Libani”.

“Numri i njerëzve që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Liban është jashtëzakonisht tronditës”, tha Macron duke bërë të ditur se Franca dënon hapat e ndërmarra nga Hezbollahu deri më tani.

“Franca kundërshton që Libani të bëhet një Gazë e re”, potencoi Macron duke shtuar se Izraeli duhet të ndalojë sulmet ndërsa Hezbollahu të heqë dorë nga “logjika e hakmarrjes”.

Ai tha se problemi mes Libanit dhe Izraelit mund të zgjidhet politikisht.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button