Lirohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës me një mesatare prej 6,61 për qind, krahasuar me vendimin e javës së kaluar. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata, respektivisht nga ora 00:01 e datës 23 qershor.

Sipas KRRE-së, rënia vjen si rezultat i uljes së çmimeve referente në tregjet botërore, ku benzina është liruar për mbi 8 për qind, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë kanë shënuar rënie prej më shumë se 12 për qind.
Me vendimin e ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,5 denarë dhe do të shitet për 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 4 denarë dhe do të kushtojë 86 denarë për litër.

Rënie më të madhe shënon dizeli. Çmimi i EURODIZELIT dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 7 denarë për litër. Kështu, dizeli do të shitet për 80,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 79,5 denarë për litër.
Më lirë do të jetë edhe mazuti, çmimi i të cilit ulet për 3,932 denarë për kilogram dhe nga nesër do të kushtojë 42,291 denarë për kilogram.

Nga KRRE rikujtojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale të lejuara, ndërsa kompanitë që tregtojnë derivate të naftës kanë mundësi t’i ofrojnë produktet edhe me çmime më të ulëta se ato të përcaktuara nga rregullatori.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button