Limani – Sanz Luke: Po forcojmë bashkëpunimin me UN Women
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë qëndrimit të tij të punës në Gjenevë, u takua me Drejtoreshën Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Belen Sanz Luke.
Në takim u diskutuan tema specifike, si thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mbështetjes për gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre, përmes ofrimit të strehimoreve (Qendrat e strehimit) në të gjithë shtetin.
Pika e bisedës ishte edhe mbështetja e grave rurale, në drejtim të ofrimit të kushteve për aktivizimin e tyre në tregun e punës dhe mundësive për përkujdesjen e fëmijëve në institucionet parashkollore në mjedisin ku ato jetojnë. Kjo paraqet një përfitim të dyfishtë në atë që ata bëhen ekonomikisht të pavarur dhe fëmijët e tyre përfshihen në procesin parashkollor, nga i cili përfitojnë edhe ata edhe shteti.
Drejtoresha Rajonale Sanz Luke shprehu mbështetjen e saj në projekte dhe masa për të rinjtë, me theks tek vajzat e reja dhe dhe dukshmëria e tyre më e madhe në shoqëri.
Të dyja palët ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta dhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushat që mbulon ministria.
Konkluzioni i dyanshëm në fund të takimit ishte se nëse ligjet nuk zbatohen, kot shkruhen në letër.
Maqedonia e Veriut bëri një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grave me miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje dhe ndryshimet në Kodin Penal.