Limani: Lehtësime në kufi për mërgimtarët që vijnë në vendlindje për pushimet verore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani njoftoi sot se në koordinim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka vendosur lehtësime në pikat kufitare për mërgimtarët që vijnë në vendlindje për pushimet verore.

Limani njoftoi se për gjetjen e zgjidhjes së problematikave që lidhen me radhët pafund të krijuara në kufi kanë vendosur:

– Urgjentisht të sigurohen kushte (mjete), të cilat do të mundësojnë paisjen me mjete që bëjnë regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike.

– Hapja e dy “linjave”, të cilat do të shfrytëzohen vetëm për mërgatën në sezonet e ardhjes së Tyre në vendlindje.

– Trajtimi i mërgatës në mënyrë të veçantë, duke u mundësuar lehtësi në proceduarat e identifikimit.

– Takime urgjente të organeve ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë, për të implementuar sistemin e integruar (verifikimi i dokumentacioneve në një pikë të përbashkët), për shmangien e vonesave.

– Prioritet mbetet pika kufitare e Tabanocit dhe Bllacës, vende të cilat frekuentohen dhe shfrytëzohen nga mërgata në sezone të pushimeve.

Lima i ka njoftuar se në takim me Toshkovskin veçanërisht është trajtuar çështja e ndëshkimit të kriminelëve, të cilët sollën shoqërinë në pozitën e braktisjes së vendit nga dëshpërimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button