Lideri i opozitës ikën nga Venezuela, kërkon azil në Spanjë nga hakmarrja e Maduros
Qeveria e Venezuelës njoftoi se lideri i opozitës Edmundo Gonzalez ka ikur nga vendi dhe ka kërkuar azil në Spanjë.
U organizuan disa protesta masive kur Komisioni Zgjedhor, që kontrollohet nga qeveria, që e shpalli Nicolas Maduron fitues.
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delsi Rodriguez, në një postim në rrjete sociale tha se Gonzalez kishte shkuar në Ambasadën e Spanjës disa ditë më parë dhe kishte kërkuar nga Qeveria e Spanjës azil politik. Ajo ka shtuar se Venezuela ka pranuar t’i ofrojë atij largim të sigurt dhe ai është larguar.
Ndërkaq, forcat e sigurisë së Venezuelës kanë rrethuar Ambasadën e Argjentinës në Karakas.
Gjashtë kundërshtarë politikë të Maduros janë duke u strehuar atje. Ministria e Jashtme e Venezuelës pretendon se “po komplotohet për vepra terroriste brenda”.
Venezuela është zhytur në një krizë politike që kur autoritetet e shpallën Maduron fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut.
Një numër i madh shtetesh, përfshirë SHBA, Bashkimin Evropian dhe shtete të Amerikës Latine, kanë refuzuar ta njohin Maduron si fitues të zgjedhjeve presidenciale.
Qeveria e Maduros ka arrestuar deri tani mbi 2400 persona që nga zgjedhjet, duke krijuar “një klimë frike” sipas Kombeve të bashkuara.Top Channel