Liban, rritet në 20 numri i viktimave si pasojë e shpërthimeve të “pagerëve”

Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 450 numri i të plagosurve në shpërthimet e “pagerëve” (pajisjeve të komunikimit) në të gjithë Libanin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, jepet informacion lidhur me humbjet e jetëve që kanë shkaktuar shpërthimet e radiomarrësve në kryeqytetin Bejrut dhe në rajone të tjera.

Në deklaratë theksohet se si pasojë e shpërthimeve të “pagerëve” kanë humbur jetën 20 persona dhe janë plagosur mbi 450 të tjerë.

Agjencia zyrtare libaneze NNA kishte njoftuar për shpërthime të ndodhura në “pagerët” në Bejrut dhe në jug të vendit.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Libanit njoftoi se po përpiqeshin të shuanin zjarret që shpërthyen në dhjetëra shtëpi, automjete dhe vende pune si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” në jug të Bejrutit dhe rajonet Bekaa dhe Jebel në Liban.

Shpërthimi i pajisjeve “pager”

Të martën më 17 shtator ndodhën shpërthime të njëkohshme në pajisjet “pager” të përdorur nga elementët e Hezbollahut në Liban.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 12 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën dhe rreth 2.800 persona u plagosën, ku rreth 300 prej tyre në gjendje të rëndë si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” të përdorura nga elementët e Hezbollahut në të gjithë vendin.

Zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për incidentin ndërsa Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje. Tensionet janë rritur ditët e fundit në përleshjet që kanë vazhduar në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button