Kuvendi shënon Ditën Botërore të Librit, Gashi: Libri formëson mendimin dhe vendimmarrjen

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rëndësinë e fjalës së shkruar në zhvillimin e shoqërisë dhe të mendimit kritik.

Ai nënvizoi se libri mbetet një element thelbësor në formësimin e individit dhe mënyrës së të kuptuarit të botës.

“Librat që lexojmë ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si mendojmë, si e kuptojmë botën dhe si marrim vendime”, deklaroi Gashi, duke shtuar se libri është një hapësirë e pazëvendësueshme reflektimi.

Në këtë drejtim, ai theksoi angazhimin institucional për të mbështetur krijuesit dhe për të promovuar kulturën e leximit në vend.

“Angazhimi ynë si institucion është i qartë: të mbështesim krijuesit, të mbrojmë të drejtat e autorit dhe të promovojmë kulturën e leximit”, u shpreh ai.

Gashi dërgoi gjithashtu një mesazh për të rinjtë, duke i inkurajuar të jenë aktivë në raport me librin dhe dijen. Ai theksoi se leximi nuk duhet të jetë vetëm një proces pasiv, por një nxitje për ide dhe mendime të reja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button