Kuvendi miraton ligjin e ri për trotinetët elektrik: Lejohet lëvizja vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe parashihen gjoba më të rrepta

​Kuvendi sot ka votuar Ligjin për rregullimin e mjeteve të lehta elektrike (trotineteve), me të cilin vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e tyre, njoftoi deputeti Antonio Milloshoski në profilin e tij në Facebook.

​Sipas dispozitave të reja, kufiri i moshës rritet dhe që tani e tutje vetëm personat mbi 18 vjeç do të mund të ngasin trotinetet elektrikë.

​Ligji parasheh edhe gjoba më të rrepta për ngasje të parregullt, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, ngasjen nën ndikimin e alkoolit, si dhe transportimin e një personi tjetër ose të një të mituri në automjet.

​Për shkeljet më të rënda, përveç gjobave në para, vendoset edhe masa e konfiskimit të përkohshëm të mjetit deri në 30 ditë.​

Milloshoski në Facebook deklaroi se qëllimi i ndryshimeve ligjore është zvogëlimi i aksidenteve në komunikacion dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button