Kuvendi konstatoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u konstatua dorëheqja e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Fetai e kishte dorëzuar dorëheqjen më 1 qershor, pas një periudhe prej më shumë se dy muajsh gjatë së cilës, sipas njoftimeve, nuk ishte paraqitur në vendin e punës.
Nga institucioni nuk është bërë e ditur nëse gjatë kësaj periudhe ai ka vazhduar të marrë pagë.
Ai ishte kuadër i Aleanca për Shqiptarët.
Dorëheqja e tij u konstatua zyrtarisht sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.



