Kurtishi: Posta mund të jetë njëra ndër gjeneruesit më të mëdhenj financiar

Orhan Kurtishi, drejtor i Postave të Maqedonisë dhe kryetar i Alternativës dega në Kumanovë në Intervistën për Alsat-M, deklaroi se po të mos ishte keqmenaxhimi i dikurshëm, Posta mund të jetë njëra ndër gjeneruesit më të mëdhenj financiar.
“ Problemi rrjedh nga keqmenaxhimi i Postave. Duke filluar si në aspektin financiar ku ka pasur keqpërdorime të mëdha. Posta gjatë një viti kryen rreth 20 milion shërbime si në pjesën e letrave apo të pakove dhe llojet e shërbimeve tjera që i kemi. Posta mund të jetë njëra ndër gjeneruesit më të mëdhenj financiar, duke marr parasysh edhe ndërmarrjet tjera. Mirëpo, fatkeqësisht, lërja pas dore e investimeve në Postë nga qeveritë e kaluara ka sjell që tani të gjendemi në këtë situatë dhe të ballafaqohemi me probleme të vazhdueshme” deklaroi midis tjerash Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button