Kurtishi: Pas gati një dekade, Posta e Maqedonisë furnizohet me automjete të reja për Gostivarin dhe Tetovën

Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, njoftoi se sot janë dorëzuar automjete të reja për nevojat e Njësive Rajonale të Postës në Gostivar dhe Tetovë, në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve postare dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas Kurtishit, në dy njësitë rajonale janë vënë në funksion pesë automjete të reja, të cilat përfaqësojnë një investim të rëndësishëm për institucionin.

“Sot, në Njësitë Rajonale të Postës së Gostivarit dhe Tetovës, realizuam dorëzimin e automjeteve të reja për shërbimet postare. Pesë automjete të reja për të dy njësitë rajonale përfaqësojnë një investim të rëndësishëm, i cili kishte munguar për gati 10 vite”, deklaroi Kurtishi.

Ai theksoi se ky është vetëm fillimi i investimeve të planifikuara për këto rajone, duke paralajmëruar vazhdimin e projekteve për përmirësimin e kapaciteteve të Postës.

“Investimet për Gostivarin dhe Tetovën do të vazhdojnë edhe më fuqishëm”, u shpreh ai.

Kurtishi shtoi se institucioni do të vazhdojë të punojë me përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Postës së Maqedonisë.

“Vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe përgjegjësi, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të institucionit tonë”, theksoi drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button