Kurtishi në Sofje: Jemi të vendosur krijimin e një sistemi postar bashkëkohor dhe efikas

Drejtori i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi i cili po qëndron në Sofje, është shprehur i vendosur për digjitalizimin e shërbimeve postare edhe në vendin tonë që do të kontribuonte në krijimin e nëj sistemi postar bashkëkohor dhe efikas.
Postimi i plotë i Kurtishit në Facebook:
Sot, në Sofje të Bullgarisë, së bashku me Drejtorin e Operacioneve Postare, z. Bojan Keremestevski morëm pjesë në prezantimin e një makinerie të automatizuar për shërbime postare. Gjatë vizitës, u njohëm nga afër me funksionimin dhe përfitimet që ofrojnë sistemet moderne të sortimit.
Digjitalizimi përfaqëson të ardhmen e shërbimeve postare, dhe angazhimi ynë për të ndjekur këtë drejtim mbetet i qëndrueshëm, me synim krijimin e një sistemi postar bashkëkohor dhe efikas.