Kurti pas sulmit terrorist në Ankara: Ta luftojmë bashkë terrorizmin

Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm terrorist ku mbetën të vrarë pesë persona, ndërsa u lënduan 22 të tjerë.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh) dje në Ankara.
“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”.
“Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, shkroi Kurti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button