Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me ShBA-në, punojmë me çdo administratë

Pas seancës në Kuvend, ku dhe prezantoi Projektbuxhetin për vitin 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, e që më pas u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet presidenciale në ShBA, ku Donald Trump u shpall fitues, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i qeverisë tha se me ShBA-në bashkëpunojnë në mënyrë të pazëvendësueshme, me gjithë përkushtimin dhe seriozitetin.

Ai përmendi se si qeveri janë të interesuar që edhe më tej ta zgjerojnë bashkëpunimin, ndërsa shtoi se me çdo administratë amerikane Kosova do të bashkëpunojë.
“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me gjithë përkushtimin dhe seriozitetin tonë. Presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësit, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore për raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm dhe shumë të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë, jo vetëm në aspektin diplomatik, por ai është më kryesori, por do të kisha veçuar bashkëpunimin që kemi në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë dhe energjisë”.

“Padyshim që do të kemi komunikim dhe bashkëpunim në të ardhmen, ia kemi uruar fitoren, por ne aktualisht bashkëpunojmë me administratën aktuale e cila do të jetë edhe për dy muaj”, tha Kurti.

Para gazetarëve, Kurti foli edhe për Projektbuxhetin e vitit 2025, për të cilin tha se është gabim nëse opozita nuk e voton.

“Ne jemi optimist gjithmonë dhe besojmë që do t’i kalojmë të dy leximet për projektbuxhetin e vitit 2025, është një buxhet zhvillimor dhe i mirëqenies, dhe unë mendoj që është gabim nëse opozita vetëm për shkak se është opozitë konsideron që duhet të mos e votojë projektligjin për buxhetin 2025. Me këtë rast po zhvillohet debati në Kuvend, dhe besoj që nëse jo në orët e pasdites së vonë atëherë më së largu në orët e mbrëmjes do ta marrim vesh se kush prej deputetëve do të qëndrojë e si do të votohet”, deklaroi Kurti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button