Kurti: Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së Kadaresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kurti ka thënë se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.

“Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.Ngushëllime të gjithëve.”, shkroi Kurti në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button