Kurti: Armatimi për FSK-në është blerë nga vendet anëtare të NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në shënimin e Ditës së Forcës, ka thënë se prioritet i kësaj qeverie ka qenë mbrojtja dhe fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se kanë dyfishuar numrin e ushtarëve kurse kanë trefishuar buxhetin për FSK-në.

Nën shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonic e Gjeneral Bashkim Jasharit, Kryeministri Albin Kurti erdhi në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për së afërmi ai pa armatimin e FSK-së.

Pasi pa një nga një, kryeministri së bashku me ministrin Maqedoni iu drejtuan mediave.

Kurti tha se Qeveria gjithmonë e ka pasur prioritet fuqizimi i FSK-së.
“Ne gjithashtu urojmë edhe qeveritarët e Republikës, për shkak se ushtria është e tyre dhe për ta. Nëse krahasojmë me vitet e mëhershme, me qeverisjen tonë kemi dyfishim të numrit të ushtarëve krahasuar me vitin 2021, kemi trefishim të buxhetit për mbrojtje për ministrinë, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit për oficerët, nënoficerët, ushtarakët tanë në përgjithësi, ushtarët tonë posaçërisht dhe kemi shumëfishim të investimit në armatim e municion”, tha Kurti.

Ai tregu se nga i bleu Kosova armatimin dhe municionin që posedon.

“Armatimi dhe municioni që e shihni në ushtrinë tonë sot është i blerë prej vendeve që janë anëtare të NATO-s, e këtu duhet theksuar ShBA-të, Turqinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kroacinë, ka edhe shtete tjera, por këto janë kryesore. Shumica dërmuese është blerje nga buxheti i Kosovës, e pjesërisht është donacion i këtyre vendeve mike, partnere dhe aleate…Forca jonë po forcohet vazhdimisht e më këtë po fuqizohet Republika e Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Kurse ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci theksoi rëndësinë e kësaj dite në historinë e FSK-së.

Në këtë, ngjarje nuk ishte e pranishme shefja e shtetit, Vjosa Osmani, për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kolumbi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button