Kthehen haxhilerët e parë nga Haxhi, mbërrijnë shëndosh e mirë në Shkup

Haxhilerët e parë nga Maqedonia e Veriut, të cilët këtë vit kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta islame, janë kthyer sot në vendlindje.

Ata kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me fluturimin e parë të organizuar për kthimin e besimtarëve, ndërsa janë pritur nga familjarë dhe përfaqësues të institucioneve fetare.

Me këtë rast, është uruar që të gjithë haxhilerëve t’u pranohen lutjet dhe ibadetet e kryera gjatë qëndrimit në vendet e shenjta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button