Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me kryesuesin e OSBE-së për të forcuar bashkëpunimin parlamentar dhe sigurinë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar takim me kryesuesin e SBE-së, Ian Borg i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Kisha nderin të mirëpres në takim Kryesuesin e OSBE-së, njëherit zv.kryeministër dhe ministër e Punëve të Jashtme të Maltës, Sh.T. Ian Borg, dhe delegacionin e tij, që ndodhen për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ky takim shënon një konfirmim të rëndësisë që OBSE i kushton diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit parlamentar, duke theksuar rolin e Asamblesë Parlamentare të OBSE-së.
Theksova angazhimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mbështetje të vazhdueshme të misioneve të OSBE-së, përfshirë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe organizimin e sesioneve të Asamblesë. Po ashtu, konfirmuam përkushtimin dhe u pajtuam për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, reformave, pavarësisë parlamentare, barazisë gjinore dhe politikave rinore”, ka shkruar Gashi në Facebook.