Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami: Përmirësohen kushtet në Kopshtin “Rinia”, objektet Teteks 1 dhe 2

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një vizite në Kopshtin e Fëmijëve “Rinia”, objektet Teteks 1 dhe 2, ka parë nga afër punimet dhe investimet e realizuara për përmirësimin e kushteve për fëmijët.

Në kuadër të investimeve është bërë rinovim i gjithanshëm i objektit, duke përfshirë muret, dyshemetë, tualetet, depot, dyert e dhomave, kuzhinën, si dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme.

Punime dhe intervenime janë realizuar edhe në objektet e tjera që janë pjesë e Institucionit Publik Komunal, Kopshti i Fëmijëve “Rinia”.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me udhëheqësinë e kopshtit, do të vazhdojë të investojë në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët.

“Investimi në fëmijët është investim në të ardhmen e qytetit tonë!”, theksoi kryetari Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button