Kryeparlamentari Gashi takohet me ambasadorin e BE-së, Rokas, diskutohet për reformat dhe agjedën evropiane

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas, në të cilin takim është diskutuar për progresin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit.
“Riafirmova përkushtimin e Kuvendit për trajtimin me prioritet të legjislacionit që buron nga Agjenda e Reformave, duke theksuar vendosmërinë tonë për përmbushjen e obligimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.
Biseduam edhe për rëndësinë e ruajtjes së ritmit reformues dhe forcimit të bashkëpunimit institucional, me qëllim që vendi të përfitojë maksimalisht nga mundësitë që ofron procesi i integrimit në BE.
Po ashtu, e informova Ambasadorin për hapat e ndërmarrë në drejtim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe standardeve etike në Kuvend, si dhe për angazhimin tonë të vazhdueshëm për forcimin e dialogut demokratik dhe respektimin e të drejtave të çdo deputeti”, ka shkruar Gashi.



