Kryeparlamentari Gashi pret ambasadoren e Sllovakisë, Iveta Hricova: U riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin evropian të vendit.
Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar.
“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve dhe biseduam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në rrugën evropiane të vendit”, shkroi Gashi.
Kryeparlamentari shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë vazhdimisht Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian.
“Shpreha mirënjohjen për përkrahjen e qëndrueshme të Republikës së Sllovakisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Gashi.


