Kryeparlamentari Gashi në Haraçinë: Zyrat e deputetëve do të jenë urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Daut Beqiri.

Në fokus të takimit, sipas Gashit, kanë qenë bashkëpunimi institucional, zhvillimi rajonal dhe realizimi i projekteve që kanë rëndësi për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi.

Kryeparlamentari tha se gjatë takimit është diskutuar veçanërisht për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë.

Sipas tij, këto zyra do të shërbejnë si një lidhje më e drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Veçanërisht u dakorduam për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë, si një urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve”, theksoi Gashi.

Gashi i ka uruar kryetarit Beqiri sukses në realizimin e programit të tij për Komunën e Haraçinës, duke shprehur mbështetje për planet dhe projektet që synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“I dëshirova suksese në realizimin e programit të tij për Komunën, ndërsa shpreha mbështetjen e plotë për planet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të saj”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button